Administratorët e dy bizneseve, një në fushën e ndërtimit dhe një në fushën e shitjes së hidrokarbureve, janë proceduar penalisht për fshehje të të ardhurave. Procedimi penal i tyre është kryer nga policia e Fierit gjatë aksionit anti informalitet të ndërmarrë prej disa javësh në të gjithë vendin.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Fierit kanë konstatuar se shtetasi B.Ç., 42 vjeç administrator i firmës së ndërtimit në Lushnje dhe A.I., 54 vjeç administrator i një karburanti në Fier, kanë fshehur të ardhurat, i pari duke mos deklaruar faturat e TVSH-së dhe i dyti duke mos lëshuar kupon tatimor.
Policia tha se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier proceduan penalisht në gjendje të lirë dy përfaqësuesit e subjekteve, të cilët kanë vijuar veprimtarinë e kundërligjshme në fushën e hidrokarbureve dhe ndërtimeve.