Rama, me fjalët e Ema Andreas për teatrin: Gur për të ardhmen

AKTUALITET


Në kuadër të reagimeve të shumta pro dhe kundër shembjes së teatrit, Kryeministri Rama ka vendosur të flasë sërish me fjalët e një prej emrave më të spikatur të skenës shqiptare. Artistja Ema Andrea shprehet për ndërtimin e një teatri të ri, modern dhe bën thirrje që të gjithë të bëhen pjesë e projektit të ri në mënyrë që të përfaqësohen si brezi që po ndërton të ardhmen.

“Ja sa qartë dhe bukur shprehet dhe Ema Andrea, një ndër emrat më të spikatur të skenës, në mbështetje të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar


EMA ANDREA:

Unë do doja t’i përkisja sot, si Ema, brezit që po ndërton të ardhmen, pra të vihet një gur sot që mua të më përfaqësojë në 2220. Më pëlqen arkitektura e re, më pëlqejnë sfidat kontemporane. Jam për një teatër të ri, për më tepër kur thuhet se ka këto kushte, por tani meqë janë këto kushte dhe ne i dimë dhe po i themi hapur të gjitha kushtet, kush e mban përgjegjësinë?” – shkruan Rama në Facebook.

Protesta e një pjese të artistëve që kundërshtojnë shembjen e teatrit vijon prej disa ditësh, protestë që ka kaluar nën menaxhimin e Partisë Demokratike. Të martën kryeministri Rama tha se teatrit nuk do t’i preket asnjë centimetër nga sipërfaqja e saj, por do të shfrytëzohet e gjitha si pjesë e sipërfaqes për teatrin  ri. “ Asnjë cm truall nuk do t’i dhunohet dhe merret Teatrit Kombëtar”  tha Rama, i cili gjithashtu argumentoi se pse ajo godinë nuk mund të rindërtohet njësoj siç është apo edhe të restaurohet për shkak të materialit të përdorur.

“Edhe sikur të donim ta ruanim dhe ta restauronim ngrehinën e sotme të Teatrit do ishte thuajse e pamundur, por edhe e kotë dhe absurd. Materiali i asaj ngrehine ka jetëgjatësi të përcaktuar, ai material është i parikuperueshëm. Por do ishte edhe e kotë, pasi ajo ngrehinë nuk ka as vlera dhe as kushte. Pakica që proteston e bën në emër të disa vlerave imagjinare”- tha Rama.




Skip to toolbar