Bllokim rrugës, burg 3 banorëve te Astiri

AKTUALITET


Tre banorët e zonës së Astirit të arrestuar tre ditë më parë nga policia, janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, e cila ka vendosur ‘arrest me burg’ për ta.

Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skënder Doda akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Tre ditë më parë, ata penguan qarkullimin rrugor, e ndërsa policia i arrestoi. Edhe pse para gjykatëës ishin mbledhur dhjetëra banorë të Astirit në mbështetje të tyre, gjykata i la në burg.

Avokati i tyre, pas përfundimit të seancës gjyqësore, u shpreh se vendimi i Gjykatës së Tiranës, ishte politik.

Tre të arrestuarit, rrezikojnë të dënohen deri në 3 vite burg, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve që ju bënë Kodit Penal.

Pasi gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, banorët e Astirit protestuan para gjykatës. Të mbështetur nga ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, banorët kanë kërkuar lirimin e 3 të arrestuarve.



Skip to toolbar