Vrasja në Kavajë, burg për kokainë vëllait të autorit

AKTUALITET


Gjykata e Kavajës ka lënë nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Benard Toçin, vëllain e autorit të vrasjes së Dritan Haxhollit, ngjarje e ndodhur në Kavajë tre ditë më parë, pavarësisht se i ati pretendoi se kokaina i përkiste atij dhe jo të birit.

Benard Toçi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Bernard Toçi iu gjet në banesë 7 doza kokainë. Mësohet se Bernard Toçi ka qenë e proceduar edhe më parë. Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Prokurori shprehet se dyshohet se lënda narkotike e gjetur në banesë është sjellë nga Bernard Toçi.


Ndërsa avokati i Toçit shprehet se arrestimi i tij është i paligjshëm dhe se ai nuk lidhje me ngjarjen. “Arrestimi i Bernard Toçit është i paligjshëm. Ai nuk ka lidhje me ngjarjen. Kush është arsyeja që ai është arrestuar për drogën. Në shtëpinë e tij jetojnë katër persona, pse duhet të jetë ai posedues i drogës? Në këto rrethana arresti është i paligjshëm.

I ati i Bernardit ka pohuar se lënda është sjellë nga ai në banesë e jo nga Bernardi. I ati i Bernardit ka pohuar se e përdorë kokainën si efekt qetësues, pasi është i sëmurë”. Avokati ka paraqitur si provë në gjykatë deklaratën e të atit, i cili pranonte pronësinë e kokainës. Gjykata nuk e pranoi deklaratën e të atit dhe nuk e njeh si provë. Ndërsa Bernard Toçi nuk ka pranuar të flas asnjë fjalë, duke deklaruar që ia lë në dorë avokatit mbrojtjen.




Skip to toolbar