Boateng vendos të qëndrojë në Itali… për hatër të gruas

SPORT


Kevin Prince Boateng është shumë pranë akordit me Fiorentinën, aty ku do vijojë karrierën për dy vitet e ardhshme, me opsion zgjatjen e kontratës edhe për një sezon.

Aktualisht 32-vjeçari është pjesë e Sassuolo, por këta të fundit do të shesin kartonin e tij për 1 milion euro, 6 muaj pasi e huazuan për 2 mln euro tek Barcelona, aty ku ganezi shkoi thjesht për të bërë ëndrrën realitet: Të veshë fanellën blaugrana, qoftë edhe si lojtar stoli.


Për ish-mesfushorin e Milanit pati oferta edhe nga Gjermania, aty ku Eintracht Frankfurt ishte gati ta rikthente në skuadër, por Boateng zgjodhi të qëndrojë në Itali me kërkesë të gruas së tij, Melisa Satta, që ushtron profesionin e modeles.




Skip to toolbar