Bombë në makinën e Messit, alarmohet policia e Barcelonës

LA LIGA


Një alarm i rremë për një pako të dyshimtë poshtë makinës së Lionel Messit ka ngritur në këmbë policinë e Barcelonës. Mediat spanjolle kanë raportuar se gjatë të martës, një telefonatë në shërbimet e urgjencës kishte lajmëruar për një pako të dyshimtë poshtë makinës së Lionel Messit dhe Luis Suarez.

Mjetet ishin të parakuar në aeroportin El Prat të Barcelonës, ndërsa telefonata e bërë në numrin 112, raportonte se poshtë makinave të dy yjeve të Bareclonës, ndodheshin pako të dyshimta.


Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat kanë kryer kontrolle me qen anti-eksploziv, por kanë dalë në përfundimin se lajmi ishte i rremë. Të dy futbollistët e Barcelonës kishin lënë makinat e tyre të parkuara në parkingun e aeroportit të Barcelonës, pasi ishin nisur për të marrë pjesë në një festë.




Skip to toolbar