Borë e ngrica në Korçë, në cilat rrugë duhen zinxhirë

AKTUALITET


Që prej mëngjesit, qarku i Korçës është përfshirë nga reshje bore. Zonat me reshje intensive janë zona e Ersekës dhe fshati i Dardhës.

Qafa e Qarrit ka prezencë ngricash. Në këtë zonë kërkohet nga drejtuesit që të pajisen me zinxhirë, pasi era e fortë ka ndikuar që aksi të ketë ngrica.

Në akset e tjera, sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale nuk paraqiten probleme përsa i përket qarkullimit të automjeteve, edhe pse tërhiqet vëmendja për shumë kujdes.

Gjithashtu po punohet nga kontraktorët me pastrim dhe kriposje në rrugët që sipas tyre paraqesin më shumë probleme.



Skip to toolbar