Borrell: Do zgjidhim edhe çështjen e targave, kriza mund të kishte shpërthyer në Veri të Kosovës

KOSOVA


Në një intervistë për transmetuesin publik austriak ORF, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, theksoi se paqja në këtë rajon është shumë e brishtë, por se marrëveshja për lirinë e udhëtimit është një hap pozitiv.

“Ne operojmë në modalitetin e parandalimit të krizave. Kriza mund të kishte shpërthyer më 1 shtator nëse nuk do të kishim arritur një marrëveshje për kalimin e kufijve. Ky është një lajm i mirë”, tha Borell.


Ai ka treguar se çështja për tabelat është ende e hapur.

“Jam i bindur se mund ta zgjidhim edhe këtë”, shtoi Borell.

Të shtunën, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili bëri të ditur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve hyrëse-dalëse, thotë se është lumturuar që është gjetur një një zgjidhje evropianë që lehtëson udhëtimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Borrell përmes një video në Twitter falënderoi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për udhëheqjen në dialog.

“Jam i lumtur të njoftojë, se pas takimit në Bruksel dhe pas angazhimeve në Prishtinë e Beograd ditët e fundit, kemi arritur marrëveshje të lëvizjes së lirë mes presidentit Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Serbët e Kosovës e gjithë qytetarët do të jenë të gjendje të lëvizin lirshëm mes Kosovës dhe Serbisë duke përdorur ID-të. BE-ja ka marrë garanci nga kryeministri Kurti për këtë. Jam shumë i lumtur, që kemi gjetur zgjidhje evropiane, që ndihmon udhëtimin mes Kosovës e Serbisë”, tha Borrell.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën në “BBC World Service”, ka theksuar se një nga faktorët që çoi në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve, është se më 1 gusht, Kosova ua lëshoi serbëve mbi dymijë dokumente me mbishkrimin “Republika e Kosovës”.

Sipas tij, lëshimi i dokumenteve për 19 orë, u krye pa incidente e ankesa.

Ai ka potencuar se reciprociteti që pritet të nisë nga shtatori për çështjen e targave ndaj qytetarëve serbë, nuk do të bëhet kundër serbëve.

“Po ne kemi pas bisedime ne Bruksel që nuk kanë qenë të lehta por rezultatet janë të kënaqshme sepse tani kemi reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë, në kuptimin e lëvizjes së lirë, për qytetarët e të dyja vendeve”.

“E falënderoj Borrellin, Lajçak dhe Escobar për punën e zellshme në Prishtinë dhe Beograd, në të njëjtën kohë i falënderoj qytetarët e Kosovës për mbështetjen”, tha Kurti.




Skip to toolbar