Bosnja bllokon Vulin, nuk i jep lejen të fluturojë me helikopter në Pale

BOTA


Autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë nuk i dhanë leje zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin, për të fluturuar me helikopter në Pale, afër Sarajevës.

Vulin duhej të merrte pjesë në një festë të kësaj komune, të njohur si Vellika Gospojina, dhe të vendoste lule në Sheshin e Republikës Sërpska për luftëtarët serbë që humbën jetën në luftën e viteve 90-te.

Në një njoftim qeveria serbe thotë se, pavarësisht faktit se kishin dorëzuar në mënyrë të rregullt dhe me kohë të gjitha informacionet e nevojshme dhe dokumentet mbështetëse, me heshtjen dhe mospërgjigjen e tyre, autoritetet e Bosnje dhe Hercegovinës, nuk e kanë dhënë pëlqimin për fluturim.

Megjithatë mediat në serbi bëjnë me dije se Vulin kishte arritur në ceremoninë e mbajtur në Pale, me veturë zyrtare. Vulinit nuk iu dha leje për të fluturuar në Bosnje dhe Hercegovinë as më 5 gusht, me pretendimin se kërkesa kishte mbërritur shumë vonë.



Skip to toolbar