Bosnja dëbon dy diplomatë serbë: 48 orë kohë për t’u larguar

AKTUALITET


Ministri i Jashtëm boshnjak, Elmedin Konakoviç këtë të marte ka njoftuar se qeveria e Bosnjës ka vendosur dëbimin nga vendi të dy diplomatëve serbë, të cilët kanë afat 48 orë për largim.

Gjithashtu, është marrë vendim për heqjen e pëlqimit për Deklaratën e përbashkët për marrëdhëniet ndërfqinjësore.

Kjo deklaratë duhej të nënshkruhej më 1 tetor në Mal të Zi. Zyrtarët që u urdhëruan të largohen janë Milan Dulanoviç dhe Danko Maksimoviç, këshilltarë në Ambasadë.

Një ditë më parë, Bosnja vendosi të largojë nga Ambasada e saj në Beograd shumicën e stafit.



Skip to toolbar