15 janari shënon ditën e themelimit të Forumit Rinor Socialist dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe e ka kujtuar përmes një albumi fotosh ku nuk mungojnë figura të njohura të politikës që dikur kanë qenë pjesë të së njejtës parti, ndërsa tani luftojnë në kampe të kundërta, siç janë Ilir Meta e Monika Kryemadhi. Asnjë rresht nuk ka shkruar për ta, por në përgjithësi Braçe thotë se i është mirënjohës çdo të riu dhe të reje që iu bashkuan në vitin 1992 FRESH-it dhe PS-së, ndërsa Fatos Nanon e përmend dy herë, e falënderon si mikpritës dhe si një njëri që i hapi dyert PS dhe u kujdes për të rinjtë dhe të rejat që iu bashkuan partisë.
“Sot është thjesht zgjedhje, por nëe 15 janar
1992 nuk ishte e tillë, nuk lejohej të zgjidhje majtas.
Habi ëëëë? E vërtetë është-ishte vendosur
pluralizmi, liria e të menduarit, të shprehurit, liria e zgjedhjes, por jo
majtas; Nuk ishte bullizëm, ishte luftë!
Ndaj, zgjedhja për të qenë eurosocialist, i ri
dhe i majtë, nuk ishte përpjekje për një tjetër organizatë partie, por një akt
lirie në demokraci!
Unë i jam shumë mirënjohës çdo djali e vajze që
ishte pjesë atë ditë e para saj deri në 15 janar, më pas patjetër; i jam mirënjohës
çdo burri e gruaje në Partinë Socialiste që hapi dyert dhe u kujdes për secilin
ndër ne duke nisur nga Fatos Nano e Servet Pëllumbi, Namik Dokle e Luan
Hajdaraga, Sabit Brokaj e Ethem Ruka, Maqo Lakrori, Ermelinda Meksi e Arta Dade
etj; posaçërisht, mirënjohës për disa burra që ishin edhe më pranë, marrë përditë
me organizimin tonë, Halil Lalaj, Ndre Legisi dhe Musa Ulqini. Pa ta do ishte e
vështirë për të gjithë, nga Pandi, Iliri, Zela, Luzhi e deri tek çdonjëri që bëri
zgjedhjen e fortë në 15 janar 1992, një akt i ndershëm lirie!
I jam pafund mirënjohes familjeve të çdo djali
e vajze që për shkak të zgjedhjes së fëmijëve të tyre, u përndoq siç Hitleri përndoqi
hebrenjtë, nga i njejti fashist që bën edhe sot të njejtën gjueti!
Në një ditë si kjo, 15 janar me një mikpritës të lindur, aq pranë çdo të riu në PS, Fatos Nanon”, shkruan Braçe.