Braçe hap arkivën, me foto në krah të Metës e Monës dhe dy fjalë për Nanon

AKTUALITET


15 janari shënon ditën e themelimit të Forumit Rinor Socialist dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe e ka kujtuar përmes një albumi fotosh ku nuk mungojnë figura të njohura të politikës që dikur kanë qenë pjesë të së njejtës parti, ndërsa tani luftojnë në kampe të kundërta, siç janë Ilir Meta e Monika Kryemadhi. Asnjë rresht nuk ka shkruar për ta, por në përgjithësi Braçe thotë se i është mirënjohës çdo të riu dhe të reje që iu bashkuan në vitin 1992 FRESH-it dhe PS-së, ndërsa Fatos Nanon e përmend dy herë, e falënderon si mikpritës dhe si një njëri që i hapi dyert PS dhe u kujdes për të rinjtë dhe të rejat që iu bashkuan partisë.

“Sot është thjesht zgjedhje, por nëe 15 janar 1992 nuk ishte e tillë, nuk lejohej të zgjidhje majtas.


Habi ëëëë? E vërtetë është-ishte vendosur pluralizmi, liria e të menduarit, të shprehurit, liria e zgjedhjes, por jo majtas; Nuk ishte bullizëm, ishte luftë!

Ndaj, zgjedhja për të qenë eurosocialist, i ri dhe i majtë, nuk ishte përpjekje për një tjetër organizatë partie, por një akt lirie në demokraci!

Unë i jam shumë mirënjohës çdo djali e vajze që ishte pjesë atë ditë e para saj deri në 15 janar, më pas patjetër; i jam mirënjohës çdo burri e gruaje në Partinë Socialiste që hapi dyert dhe u kujdes për secilin ndër ne duke nisur nga Fatos Nano e Servet Pëllumbi, Namik Dokle e Luan Hajdaraga, Sabit Brokaj e Ethem Ruka, Maqo Lakrori, Ermelinda Meksi e Arta Dade etj; posaçërisht, mirënjohës për disa burra që ishin edhe më pranë, marrë përditë me organizimin tonë, Halil Lalaj, Ndre Legisi dhe Musa Ulqini. Pa ta do ishte e vështirë për të gjithë, nga Pandi, Iliri, Zela, Luzhi e deri tek çdonjëri që bëri zgjedhjen e fortë në 15 janar 1992, një akt i ndershëm lirie!

I jam pafund mirënjohes familjeve të çdo djali e vajze që për shkak të zgjedhjes së fëmijëve të tyre, u përndoq siç Hitleri përndoqi hebrenjtë, nga i njejti fashist që bën edhe sot të njejtën gjueti!

Në një ditë si kjo, 15 janar me një mikpritës të lindur, aq pranë çdo të riu në PS, Fatos Nanon”, shkruan Braçe.

View this post on Instagram

#15JANAR PREJ ASAJ DITE, NJE JETE E JETUAR SI I MAJTE! Sot eshte thjesht zgjedhje, por ne #15JANAR1992 nuk ishte e tille, nuk lejohej te zgjidhje majtas. Habi ëëëë? E vertete eshte-ishte vendosur pluralizmi, liria e te menduarit, te shprehurit, liria e zgjedhjes, por jo majtas; Nuk ishte bullizem, ishte lufte! Ndaj, zgjedhja per te qene #eurosocialist, i ri dhe i majte, nuk ishte perpjekje per nje tjeter organizate partie, por nje akt lirie ne demokraci! Une i jam shume mirenjohes cdo djali e vajze qe ishte pjese ate dite e para saj deri ne 15 janar, me pas patjeter; I jam mirenjohes cdo burri e gruaje ne Partine Socialiste qe hapi dyert dhe u kujdes per secilin nder ne duke nisur nga Fatos Nano e Servet Pellumbi, Namik Dokle e Luan Hajdaraga, Sabit Brokaj e Ethem Ruka, Maqo Lakrori, Ermelinda Meksi e Arta Dade etj, posacerisht, mirenjohes per disa burra qe ishin edhe me prane, marre perdite me organizimin tone, Halil Lalaj, Ndre Legisi dhe Musa Ulqini. Pa ta do ishte e veshtire per te gjithe, nga Pandi, Iliri, Zela, Luzhi e deri tek cdonjeri qe beri zgjedhjen e forte ne 15 janar 1992, nje akt i ndershem lirie! I jam pafund mirenjohes familjeve te cdo djali e vajze qe per shkak te zgjedhjes se femijeve te tyre, u perndoq sic Hitleri perndoqi hebrenjte, nga i njejti fashist qe ben edhe sot te njejten gjueti! Fotot; 1. Eshte e rendesishme ta nisesh me fitore; diku mes Beratit, Kucoves, Ures e Lushnjes, pas mitingut elektoral te zgjedhjeve te para lokale te fituara prej PS. 2. Ne nje dite si kjo, 15JANAR me nje mikprites te lindur, aq prane cdo te riu ne PS, Fatos Nanon. 3. Nje ure drejt evropes per te majten shqiptare, atekohe kur Fressh priste e kominikonte edhe me Partine Socialiste Evropiane. 4. Ne te parin e te fundit akt te paster besimi kur Partia Socialiste pranoi ne sistem maxhoritar nje liste me te rinj eurosocialiste te cilet i kandidoi per deputete ne zona njeemerore; Une njeri nder ta! Une e nisa keshtu dhe me #15JANAR #MIRENJOHES

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on




Skip to toolbar