Brenda ‘shtëpisë së barit’ me 730 mijë paund kanabis brenda

AKTUALITET


Një shtëpi bari në Angli kishte brenda bimë që kushtonin më shumë se gjysmë milion paund.

Tre shqiptarë u arrestuan për aktivitetin që ushtrohej në bankën e vjetër “Natwest”, në Bodmin’s Fore Street.


Engjell Osmanaj, 29 vjeç, Anjelos Selamaj, 22 vjeç dhe Alban Topi, 29 vjeç, të gjithë u paraqitën në Gjykatën e Truro Crown për dënimin pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Tre të rinjtë u kapën në flagrancë dhe tentuan të arratiseshin.

Brenda pronës, policia tha se mund të prodhohej kanabis në një shkallë industriale.

Mediat britanike kanë publikuar pamjet e bimëve narkotike që arrin një vlerë prej 730 mijë paund.

Osmanaj u burgos 40 muaj, Selamaj 20 muaj dhe Topi 16 muaj.




Skip to toolbar