Britania e Madhe sanksionon Radojçiçin dhe Veselinoviçin

KOSOVA


Mbretëria e Bashkuar ka shtuar në listën e sanksioneve edhe pesë individë për “aktorë të korruptuar” që kanë efekt gërryes tek komunitetet rreth tyre, që minojnë demokracinë dhe i deprivojnë vendet e tyre nga resurset vitale për përfitim privat, njoftoi qeveria britanike, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Në mesin e këtyre pesë personave, janë edhe kriminelët serbë të Kosovës, Milan Radojçiç dhe Zvonko Veselinoviç, të cilët në dhjetor të vitit kaluar ishin sanksionuar edhe nga Thesari amerikan i Shtetit.


“Milan Radojcic, një biznesmen i industrisë së ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe. Radojcic ka përfituar nga shpërdorimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’i dhënë kompanive të tij të ndërtimit kontrata fitimprurëse”.

“Zvonko Veselinovic, një biznesmen i industrisë së ndërtimit në Kosovë duke përdorur kontrata publike për të përvetësuar fondet shtetërore”, shkruhet në njoftimin për sanksionim.

Në mesin e të sanksionuarve është edhe një figurë tjetër serbe, Slobodan Tesiç, si trafikant armësh, i akuzuar për ryshfet ndaj Kryeprokurit të një shteti tjetër.

“Slobodan Tesic, një tregtar i rëndësishëm armësh me bazë në Serbi, i akuzuar për ryshfet ndaj Kryeprokurorit të Shtetit të një vendi tjetër”.

“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përdorë të gjitha levat në dispozicionin tonë për të trajtuar aktorët e korruptuar dhe shkeljet dhe abuzimet moralisht të dënueshme, përfshirë dhunën seksuale, të të drejtave të njeriut në mbarë botën”, shkruhet më tej në njoftimin e qeverisë britanike, përcjell Reporteri.net.

Sekretari i Jashtëm, James Cleverly ka deklaruar se “Është detyra jonë të promovojmë shoqëri të lira dhe të hapura në mbarë botën. Sot sanksionet tona shkojnë më tej për t’i ekspozuar ata që qëndrojnë pas shkeljeve të tmerrshme të të drejtave tona më themelore. Ne jemi të përkushtuar të përdorim çdo levë që kemi në dispozicion për të siguruar një të ardhme lirie mbi frikën”.

Sanksionimi i Radojçiç dhe Veselinoviçit nga ShBA-ja

Që nga ardhja e administratës Biden në krye të superfuqisë më të madhe botërore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, eksponentët politikë dhe biznesorë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion anembanë Ballkanit Perëndimor janë paralajmëruar për konsekuencat penalizuese që do të pasojnë ndaj tyre.

Paralajmërimi për sanksionimin e individëve dhe entiteteve biznesore të përfshirë në korrupsion dhe që ndikojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, e ka karakterizuar në masë të konsiderueshme përqendrimin politik dhe publik në rajon.

Për që krimi i organizuar dhe korrupsioni janë realitet i përditshëm dhe omniprezent në këtë pjesë të kontinentit evropian, e kishte qartësuar edhe Zyra e Thesarit për Kontrollimin e Pasurive të Huaja (OFAC) e ShBA-së, e cila më 8 dhjetor të këtij viti sanksionoi 24 kompani në Kosovë, Serbi, Kroaci, Bullgari, për të cilat u shënua lidhja e tyre me të sanksionuarit serbë, shtetas të Kosovës,  vëllezërit Zvonko dhe Zharko Veselinoviç, Millan Radoiçiç dhe 8 të tjerë që asocojnë me ta.

Zvonko Vesellinoviç, i cili njihet si njëri nga krerët kryesor të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Veri të Kosovës, edhe nga OFAC u shënjua si “Një[ri] nga figurat e korruptuara më famëkeqe të Kosovës”.

Kompania RAD, në pronësi të Zvonko Veselinoviç, që nga gushti i vitit 2018 e deri në shtator të vitit 2021, kishte fituar plot 61 tenderë nga Qeveria e Kosovës, me vlerë 5.6 milionë euro.

Kompania RAD u listua brenda sanksioneve amerikane, dhe vetëm pas kësaj, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Republikën e Kosovës, i ndëpreu kontratën kësaj kompanie në fjalë.

Ndërsa në Serbi, Zvonko Veselinovic dhe eksponentët asocues ekonomikë të tij, vazhdojnë të jenë triumfues në fitimin e tenderëve publikë.

Kosova, i’u përgjigj pozitivisht thirrjes amerikane. Por, Serbia, (ende) jo.




Skip to toolbar