Bruksel, kërkohet zgjidhje për “dinarin”, Lajçak thërret Kosovën dhe Serbinë në diskutime

KOSOVA


Pas tensioneve të shumta të  krijuara nga vendimet e njëanshme të qeverisë kurti për heqjen e përdorimit të dinarin në komunat serbe I dërguari  i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka thirrur   gjatw sw martws në Bruksel  një takim mes Kosovës dhe Serbisë. Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se janë të gatshëm

që të angazhohen dhe takohen me Bankën Popullore të Serbisë, për gjetjen e një opsioni e opsionit më të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve në euro. Kosova përfaqësohet në këtë takim nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës dhe jo nga Besnik Bislimi I cili është kryenegociatori I dialogut prishtinë-beograd.


Zëvendëskryeministri në një deklaratë ditë më parë pretendoi se “çështja e dinarit s’është pjesë e dialogut”.

Nga ana tjetër Serbia përfaqësohet nga kryenegociatori Petar Petkoviç.

Lajçak fillimisht do të takohet me delegacionin e Serbisë, pastaj me atë të Kosovës dhe më pas palët do të zhvillojnë edhe takime trepalëshe.

Nga 1 shkurti i këtij viti ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, që e përcakton euron si monedhën e vetme për pagesat me para në Kosovë. Dinarët mund të mbahen në llogari bankare ose të shkëmbehen në euro. Pavarësisht se ndërkombëtarët kanë kërkuar rishikim të këtij vendimi ose lënien e një kohe tranzitore  qeveria e Albin kurtit nuk ka ndryshuar qëndrim.




Skip to toolbar