Këshilli për Punët e Jashtme i Bashkimit Europian, i cili mbledh së bashku ministrat e jashtëm të vendeve anëtare, pezulloi marrëdhëniet dhe shkurtoi fondet për Turqinë, e cila në ditët e fundit ka nisur shpime të reja në det të hapur në Mesdheun lindor, pranë brigjeve te Qipros, duke kërkuar fusha te mundshme me rezerva gazi.
Në javët e fundit, Turqia ka dërguar një anije të re shpimi në zonë, një veprim i dënuar nga Qiproja, e cila si një shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit të saj.
Negociatat e pezulluara përfshijnë marrëveshjet e aviacionit, rrjedhën e fondeve në vend dhe kreditë e dhëna nga Banka Evropiane e Investimeve, të cilat kapin një vlerë prej pothuajse 434 milionë dollarë, vetëm për vitin 2018.