Brukseli takim për dinarin/ Banka Qendrore e Kosovës: Jemi të gatshëm për një zgjidhje

KOSOVA


Pas tensioneve të shumta të krijuara nga vendimet e njëanshme të qeverisë kurti për heqjen e përdorimit të dinarin në komunat serbe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka thirrur gjatë së martës në Bruksel një takim mes Kosovës dhe Serbisë. Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se janë të gatshëm.

që të angazhohen dhe takohen me Bankën Popullore të Serbisë, për gjetjen e një opsioni e opsionit më të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve në euro.

Kosova përfaqësohet në këtë takim nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës dhe jo nga Besnik Bislimi i cili është kryenegociatori i dialogut Prishtinë-Beograd.
Zëvendëskryeministri në një deklaratë ditë më parë pretendoi se “çështja e dinarit s’është pjesë e dialogut”.

Nga ana tjetër Serbia përfaqësohet nga kryenegociatori Petar Petkoviç.

Lajçak fillimisht do të takohet me delegacionin e Serbisë, pastaj me atë të Kosovës dhe më pas palët do të zhvillojnë edhe takime trepalëshe.

Nga 1 shkurti i këtij viti ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, që e përcakton euron si monedhën e vetme për pagesat me para në Kosovë. Dinarët mund të mbahen në llogari bankare ose të shkëmbehen në euro. Pavarësisht se ndërkombëtarët kanë kërkuar rishikim të këtij vendimi ose lënien e një kohe tranzitore qeveria e Albin Kurtit nuk ka ndryshuar qëndrim.



Skip to toolbar