Ish kreu i Kadastrës së Durrës, Ardian Kona është lënë në burg nga gjykata e Durrësit të premten.
Kushëriri i Monika Kryemadhit u arrestua të mërkurën me vendim gjykate, pasi akuzohet per grabitjen e 13 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit dhe kalimin e saj në pronësi të një personi tjetër.
Kona nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit, për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe po merr mjekim në spitalin rajonal të Durrësit.
Të pranishëm ishin dy avokatët e tij përfaqësues.
Organi i akuzës, akuzon Ardian Konën për Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, i denoncuar nga Bilal Kertusha për një tokë në Ishëm, e cila i ka kaluar Kujtim Demirajt.
Tre persona të tjerë, dy prej të cilëve punonjës të institucionit të Kadastrës janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për Bled Zerba, ish-jurist ne kadastrën shtetërore dhe Leonard Dervishi hartograf. Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetësja Arta
Dosja hetimore i përket vitit 2016. Shkak për zbulimin e saj janë bërë një sërë përgjimesh që janë kryer ndaj Zerbës, i cili ishte jurist në Kadastër si person i përfshirë në afera të ngjashme.