Burri mbajti peng të miturit/ Bashkëshortja tregon çfarë ndodhi: Më mori policia dhe më tha hajde merri fëmijët

AKTUALITET


Bardha Marku, bashkëshortja e Aleks Markut, i cili u arrestua nga policia pasi mbajti peng fëmijët e tij të mitur në një apartament të marrë me qira, ka treguar se gjendja shëndetësore e fëmijëve aktualisht është mirë, pasi janë takuar dhe me psikologët.

Ajo ka zbuluar se ishte policia që e lajmëroi se çfarë ndodhi, duke i thënë të merrte fëmijët në komisariat, pasi ajo sapo kishte ardhur nga policia dhe nuk ishte në dijeni.

“Kam ardhur mbrëmë nga Italia. Kisha llogaritur te vija mbrëme, por me mori policia dhe me tha policia hajde se femijët jane te komisariati i Durresit, hajde merri. Nuk kemi qene të ndarë, kemi pasur konflikte të vogla. Kohët e fundit pinte dhe kishim frikë nga që dëgjonim lajmet. Nga frika kam bërë denoncimet. Nuk më dhunonte fizikisht, vetëm psikologjikisht.

Fëmijët tani janë mirë, kanë pushuar pak dhe kanë ngrënë. Kanë ardhur dy psikologë sot. Unë kam qene në Itali me miratimin e tij dhe mi nxirrte shumë pak në kamera. Ai nuk i ka marrë peng fëmijët, ne kemi rënë dakord që unë të iki në Itali.

Unë mendoj që ai ka qëlluar me armë nga pija. Unë kërkoj urdhër mbrojtje nga shteti për fëmijët dhe për veten”, tha Bardha./abcnews.al



Skip to toolbar