Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka reaguar pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të rikthyer në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm.
Ministrja Denaj është shprehur se buxheti i vitit 2021, është ai i “rimëkëmbjes me objektiv rritjen e vendeve të punës, nxitjes së bizneseve, rritjes së pagave në shëndetësi e arsim dhe rritje të investimeve publike në infrastrukturë”.
“Ky është buxheti më i lartë në shëndetësi në 10 vitet e fundit, e përtej faktit që jo të gjithë e lexojnë njësoj e dua ti jap një përgjigje presidentit për disa nga argumentet ku rritja minimale e parashikuar sipas argumenteve ne kete shkrese, zeron disa zëra të rëndësishëm të rritjes sic janë rritjet e pagave te mjekëve e infermierëve, janë zëra që janë në buxhet, dhe për këtë vit të vështirë është një mbështetje jo vetëm për këtë sektor, por kjo situatë në asnjë vend në rajon nuk ka ndodhur, qeverisja socialiste e ka marrë kete angazhim për të mbeshtetur në ditët e tyre më të vështira”, ka thënë Denaj.
Përgjigje për kreun e shtetit, ministrja kishte edhe sa i takon argumenteve që kishte bërë Meta lidhur me punësimin.
“Ka një diskutim për synimin në raport me papunësinë. Synim është ulja e papunësisë por para se të shkojmë te buxheti, themi që në 2019 në fund të tij arritëm nivelin më të ulët të papunësisë, 11.6 % që vjen nga një % e lartë në 2014-ën. Kjo është përpjekje që realizohet në shumë krahe, jo vetëm në raport me investimet, por edhe skemave. Ky është buxheti më i lartë në investime”, ka theksuar ajo.