Buxheti, miratohet në komisione/ Projektbuxheti kalon për miratim në seancë të hënë-të martë

EKONOMI


Komisionet parlamentare kanë mbyllur diskutimet e projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2024.

Relatorja Antoneta Dhima u shpreh se draft buxheti është vlerësuar për masat e mara në kuadër të uljes së borxhit publik duke synuar uljen e tij nën 60 %.

Në komisionine ekonomisë u disktuan edhe kërkesat për më tepër fonde por rishikimi do të realizohet gjatë fazës së diskutimit nen për nen.

Për shkak të bllokimeve nga opozita diskutimi në komisione është realizuar online.

Dy nga projektligjet më të rëndësishme ekonomike do të kalojnë për miratim në parlament gjatë së hënës dhe të martës ku parashikohen diskutime maratonë.

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2024, me 10 vota pro, dhe një votë kundër te Edmond Spahos i cili ishte i vetmi nga opozita që mori pjesë në komision.



Skip to toolbar