Cakaj e Pacolli “bekojnë” diplomatët e rinj

Më të fundit


Shqipërisë i janë shtuar këtë të hënë edhe 9 diplomatë të rinj. Në ceremoninë e zhvilluar, në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, veç ministrit në detyrë Gent Cakja, i pranishëm ishte dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.


Në fjalën e tyre përshëndetëse si Cakaj dhe Pacolli, vunë në dukje rëndësinë që ka përkushtimi ndaj atdheut, kombit dhe detyrës për vijimin e një karriere diplomatike të suksesshme. Duke e cilësuar moment historik për diplomacinë shqiptare, Gent Cakaj u ndal tek sfidat që ata i presin,veçanërisht për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, kryesimin e OSBE-së dhe përpjekjeve për t’u ulur për herë të parë në tryezën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2022.
“Pavarësisht paparashikueshmërive është e qartë se diplomacia shqiptare për momentin po kalon në tre fusha tepër delikate, të cilat mbase përbëjnë një prej periudhave më interesante të historisë së diplomacisë shqiptare në përgjithësi. Diplomatët e rinj do të kenë nderin dhe po ashtu detyrën dhe sfidën që të veprojnë pikërisht në këto rrethana” – u shpreh Cakaj. 



Edhe Ministri Pacolli nga ana e tij, vlerësoi ripërtëritjen e kuadrit diplomatik të Shqipërisë, qëllimi i të cilës ka qenë rritja e cilësisë së përfaqësimit të Shqipërisë nëpër botë, por edhe ngritja e profesionalizmit të shërbimit diplomatik të Shqipërisë.




Skip to toolbar