Cameron mbërrin në Tiranë, pritet në Rinas nga ministri Hasani

AKTUALITET


Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ka mbërritur në Tiranë. Cameron u prit në Rinas nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani, me të cilin do të zhvillojë më pas një takim.

Vetë ministri Hasani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur kënaqësinë për vizitën e Sekretarit Cameron në vendin tonë.


Sipas kryediplomatit shqiptar, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane.

“Kënaqësi e madhe për të mirëpritur Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit Davi Cameron për në Tiranë. Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, duke përfshirë maksimizimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor’, shkruan Hasani në X.




Skip to toolbar