Çdo minutë, 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar


Organizata  Botërore e Shëndetësisë ka shpallur 17 shtatorin si “Ditën Botërore për Sigurinë e Pacientëve” për ndërgjegjësimin e të sëmurëve por edhe mjekëve që japin mjekim të gabuar. Sipas raporti të fundit të OBSH, miliona njerëz vdesin në vit si pasojë e trajtimeve të gabuara mjekësore.

“Çdo minutë vdesin 5 njerëz në botë për shkak të trajtimeve të gabuara” deklaron OBSH,  e cila sqaron se  40% e pacientëve në botë kanë pësuar lëndime në trajtimet popullore, kurse në spitale kanë pasur probleme vetëm 10% e tyre.

Në 150 vende me të ardhura të ulëta e të mesme 2,6 milionë njerëz madje kanë ndërruar jetë për shkak të trajtimeve jo të duhura mjekësore.

“Gama e gabimeve është e madhe, që nga diagnoza e gabuar deri tek ilaçet e papërshtatshme, ata kanë marrë rrezatimin jo të duhur apo janë infektuar gjatë trajtimit. Ka pasur edhe prerje të gjymtyrëve të gabuara apo operacione në anën e gabuar në kokë tek fëmijët.” deklaron OBSH.



Skip to toolbar