“Cënimi i institucioneve të pavarura, një gabim”/ Gjylameti: Me imunitet apo jo, të gjithë do përballen me drejtësinë!

Më të fundit


“Nuk ka kompromis sa i përket pandëshkueshmërisë. Nuk do të ketë pavarësisht makinacioneve që do të përdorin”, kështu u shpreh deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News.

Gjylameti theksoi se cënimi i institucioneve të pavarura do të ishte gjëja më e gabuar, ndërsa bëri të qartë se për të gjitha ata individë qoftë me imunitet apo jo do të përballen me drejtësinë.

“Padurimi që kanë shumë qytetarë për të marrë përgjigje për të gjithë çështjet e pandëshkuara, kjo mirëkuptohet. Por cënimi i institucioneve të pavarura do të ishte gjëja më e gabuar. Ne do të bëjmë çfarë të jetë e mundur për të gjitha rastet, qoftë për ata më imunitet politik apo pa imunitet politik, për t’i vënë para drejtësinë. Drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj. Por gjithashtu duhet të shohim se çfarë kuadri ligjor duhet të përmirësojnë, ne nuk jemi as prokurori dhe as gjykatë, por pjesa që duhet të bëjë politika është të mos i japë mbrojtje njerëzve të caktuar”, tha ndër të tjera Gjylameti.



Skip to toolbar