Certifikata false për punonjësit e sigurisë fizike, procedim penal nënkomisarit

Më të fundit


Një oficer policie është arrestuar në Shkodër, pasi pajiste me certifikata false punonjësit e shërbimit të ruajtjes së sigurisë fizike. Ministria e Brendshme deklaroi se ka SHÇBA ka zbuluar skemën mashtruese pas një hetimi disamujor, ku ishte përfshirë edhe një oficer policie nga DVP Shkodër, që merren me shërbime ndaj të tretëve.

“Hetimi zbuloi se disa shtetas që aplikonin për përfitimin e Certifikatave si punonjës të shërbimit të SHPSF-ve, dyshohet se janë pajisur me dokumente të falsifikuara duke anashkaluar procedurat verifikuese e trajnuese të detyrueshme, si Akademia e Sigurisë, Shoqëritë Private të Sigurisë të licensuara për trajnime, si dhe Komisionin e Certifikimet në DVP Shkodër”, deklaroi Ministria e Brendshme.


Në vijim të procedimit, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” (për arsye shëndetësore), ndaj nënkomisarit Viktor Nikolli, me detyrë specialist për Shërbimin ndaj të Tretëve, në DVP Shkodër.

SHÇBA, në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet ndaj personave të tjerë të implikuar në këtë skemë mashtrimi dhe shpërdorimi detyre, si dhe ndaj shtetasve që kanë përfituar certifikata në kundërshtim me ligjin për ushtrimin e këtij profesioni në subjektet e SHPSF.




Skip to toolbar