Çfarë fshihet pas fotos që bëri xhiron e rrjetit në mbarë botën

Më të fundit


Angel Merkel është një lidere e fortë dhe gjithmonë i ka bërë të qarta pëlqimet e saj.

Dhe tani në këtë foto duket se kancelarja gjermane nuk ka asgjë për të fshehur, kundrejt ish presidentit amerikan.


64 vjeçarja Merkel mikpriti dje në Berlin, ish presidentin amerikan Barack Obama dhe çifti u fotografua teksa u përqafuan gjatë takimit që zhvilluan.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ky është një kontrast i dukshëm me pritjen që Merkel i bëri presidentit Donald Trump.

Por 57 vjeçari Obama e ka theksuar edhe më parë se “zonja Merkel ka qënë një nga partneret e tij më favorite” gjatë kohës kur drejtonte SHBA.

Obama është duke zhvilluar një vizitë në Gjermani. Ai ka mbajtur një fjalim para 14,000 njerëzve në samitin “World Leadership Summit”.




Skip to toolbar