Çfarë ndodhi sot në Presidencë? Yuri Kim qëndron 90 minuta në zyrën e Metës

AKTUALITET


Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim në zyrën e tij ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 90 minuta, dhe në përfundim nuk ka patur asnjë komunikim për median nga ana e ambasadores. Besohet se temë e diskutimit mes tyre mund të kete qenë reforma zgjedhore.

Partitë politike duket se kanë arritur një draft, por ende nuk ka marrëveshje pasi pritet firma e kryedemokratit Lulzim Basha. Ky i fundit ka deklaruar se ka mbetur pezull vetëm një çështje për t’u zgjidhur.

Drafti u arrit pas bisedimeve intensive dy ditore mes palëve politike me ndërmjetisimin e tre ambasadorëve; të SHBA, delegacionit të BE dhe ambasadorit britanik.



Skip to toolbar