A ia përmendi Yuri Kim ‘topin’ në fushën e Bashës? Meta: Nuk bëhem pjesë e këtyre diskutimeve

AKTUALITET


Presidenti Ilir Meta ka zbardhur një pjesë të takimit të sotëm me ambasadoren amerikane, shkruan javanews. I pyetur nga gazetarët, nëse Yuri Kim ia përmendi ‘topin’ në fushën e Lulzim Bashës, Meta tha se nuk ka pasur një bisedë të tillë.

Ndërkohë ai apeloi për një konsensus sa më të shpejtë për reformën zgjedhore.


“Nuk e shoh të arsyeshme të bëhem pjesë e këtyre diskutimeve.

Unë dëshiroj dhe apeloj përsëri për konsensus pasi është në interes të qytetarëve shqiptarë.

Në dijeninë time di që opozita nuk ka vendosur si kusht qeverinë tranzitore” – tha ndër të tjera Ilir Meta mesditën e së premtes.

Ai shtoi se opozita duhet të jetë e qartë dhe t’i formulojë sa më qartë kërkesat e saj.




Skip to toolbar