Champions, Bayern shkatërron 7-2 Totenahm në Londër

SPORT


Në kryesfidën e kësaj jave në Champions për ndeshjet në grupe, Bayern Mynih ka shkatërruar me rezultatin tenistik 7-2 Totenhamin në fushën e këtyre të fundit. Në fillim londinezët shënuan me Heung Min- Son, por më pas revanshi bavarez do ishte i papërmbajtshëm. Katër herë rresht shënoi ekipi i Niko Kovac me Joshua Kimmich 15’, Lewandowski 45 dhe Gnabry 53’ dhe 55’ ndërsa për të ngushtuar diferencat mendoi Harry Kane nga pika e bardhë e penalltisë. Por nuk ngeli me kaq. Robert Lewandowski shënoi përsëri ndërsa Gnabry kompletoi pokerin e tij personal në minutat 83’ dhe 88’.

Në ndeshjen tjetër të grupit B, skuadrat ballkanase të Crvena Zvezdas dhe Olympiacos u përballën në Beograd. Grekët shënuan të parët me portugezin Semedo por në pjesën e dytë fill pas daljes me të kuq të Yassine Benzia, serbët përmbysën gjithçka. Milos Vuliç në të 63’, Milunoviç 87′ dhe Boakye 90′ shënuan për ta nxjerrë Crvena Zvezdan fituese në këtë ndeshje.



Skip to toolbar