Champions, Inter dhe Real të dënuar sot për fitore

CHAMPIONS LEAGUE


Pikëpyetje për t’u zgjidhur në Champions League. Edhe sot, prej orës 18:55 nisin finalet. Sytë janë në Holandë, aty ku Berat Gjimshiti dhe Atalanta e tij do të kërkojnë të mos humbin kundër Ajax dhe të kalojnë në fazën tjetër të këtij kompeticioni. Një ndeshje e gjitha për t’u parë, ndërkohë që në të njëjtën orë luhen edhe dy sfida të tjera.

Liverpool luan sa për të kaluar radhën kundër Midtjylland në Danimarkë, por sigurisht anglezët do të bëjnë më të mirën në fushë. Për Klopp është momenti që të bëjë rotacion në skuadër. Në të njëjtën orë do të nisë aty ku u ndërpre PSG-Basaksehir. Një ditë më parë turqit braktisën fushën për shkak se arbitri i katërt ofendoi një pjesëtar të stafit të tyre dhe racizmi nuk u tolerua prej tyre. Me arbitra të tjera kjo ndeshja nis në minutën e 22-të.

Në mbrëmje luhen gjashtë përballjet e tjera dhe skuadra si Manceshter City dhe Bayern Munich i kanë shëtitja sfidat e fundit. Atletico Madrid është një nga skuadrat që nuk e ka siguruar kualifikimin dhe i duhet të mos humbë në transfertë kundër RB Salzburg. Sigurisht vëmendjen kryesore e merr grupi B, ku Interi dhe Real Madrid nuk janë në kushte komode.

Zikaltrit duhet të fitojnë me çdo kusht kundër Shakhtar Donetsk në shtëpi, por as kjo nuk ua jep kualifikimin. Një barazim në Spanjë i Realit me Borussia M’Gladbah i kualifikon të dyja skuadrat. Interit i intereson të fitojë një prej të dyja skuadrave, në mënyrë që të kualifikohet në raundin tjetër.

CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE

E mërkurë, më 9 dhjetor, ora 18:55

Ajax-Atalanta
Midtjylland-Liverpool
Paris SG-Basaksehir (rinis nga minuta e 22-të)

E mërkurë, më 9 dhjetor, ora 21:00

Bayern Munich-Lokomotiv Moscow
Salzburg-Atl. Madrid
Manchester City-Marseille
Olympiacos Piraeus-Porto
Inter-Shakhtar Donetsk
Real Madrid-B. Monchengladbach



Skip to toolbar