Champions League/ Interi synon të thyejë tabunë, Milanit i rikthehet Leao

Më të fundit


San Siro pret mbrëmjen e së mërkurës sfidën spektakolare, derbin më të zjarrtë Italian, atë të Madoninës. Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në sfidën numër 236 në histori dhe të pestën në Ligën e kampionëve.

Zikaltrit synojnë të thyejnë tabunë, pasi në këtë kompeticion, nuk kanë fituar asnjëherë ndaj Milanit, ku përballja e parë është ajo në fazën gjysmëfinale të sezonin 2002-2003, ku të dyja sfidat u mbyllën në barazim, por me kuqezinjtë që avancuan me gol në fushën kundërshtare.


Edhe në sezonin 2004-2005 fati bëri që derbi i Madoninës të rikthehej në ligën e kampionëve, ku dhe aty Milani u kualifikua, asokohe në gjymsëfinale.

Llogaritë këtë sezon bëhen ndryshe, emrat që përfaqësojnë të dyja skuadrat nuk janë të atij niveli, por vetë sfida ofron gjithçka. Edhe pse në letër favoritë konsiderohen zikaltrit, asgjë nuk është e sigurt, në një ndeshje ku ka vetëm një biletë në dispozicion.

Leao pritet të rikthehet në derbin e Milanos në mbrëmje, ndërsa në anën tjetër mungon qendërmbrojtësi Shkriniar. Gjykimi i është besuar spanjollit 39-vjeçar Gil Manxano.




Skip to toolbar