Champions League, Parisi pushtohet nga ‘Djajtë e Kuq’

CHAMPIONS LEAGUE


Champions League hapi siparin e sezonit të ri 2020/2021 me ndeshjet e para në grupe. Java e parë në E,F,G dhe H dhuroi spektakël dhe surpriza me favoritet që bëjnë menjëherë diferencat dhe skuadrat që pretendojnë të prishin balancat.

Sfida më e spikatur ishte ajo mes PSG dhe Manchester United. Nënkampionët e Champions League e nisën keq sezonin duke humbur 1-2 në Paris ndaj ‘Djajve të Kuq’. Të tre golat u shënuan nga Manchester United, pasi fillimisht Bruno Fernandes realizoi nga penalltia, Martial bëri autogol me kokë kurse Rashford shënoi golin e fitores në minutën e 87′.

Nga ana tjetër Lazio fitoi bindshëm 3-1 ndaj Borussia Dortmund dhe rikthim më të bukur se ta nuk kishte në CHL psa 13 vitesh mungesë. Strakosha nuk evitoi dot golin e Haaland kurse minuta kishte dhe për Vedat Muriqin i cili u inkuadrua në minutën e 67′ në lojë.

Nga ana tjetër Juventus fitoi në Ukrainë ndaj Dynamo Kiev falë dy golave të Moratas, kurse Barcelona shënoi rezultatin më të thellë, 5-1 ndaj Ferencvarosit të Myrto Uzunit që mungoi në Camp Nou pasi u infektua me COVID-19.

Balanca më të ekuilibruara në grupin E teksa Chelsea nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Sevilla-s në një lojë të ekuilibruar dhe me pak raste. Po ashtu edhe sfida tjetër e këti grupi përfundoi në barazim 1-1 mes Rennes dhe Krasnodar.

REZULTATET

Chelsea  0-0 Sevilla

Rennes 1-1 Krasnodar

Zenit 1-2 Club Brugge

Lazio 3-1 Dortmund

Dynamo Kiev 0-2 Juventus

Barcelona 5-1 Ferencvaros

Leipzig 2-0 Istanbul Basaksehir

Parist Saint- Germain 1-2 Manchester United



Skip to toolbar