Një gazetar turk ka qëlluar me shuplakë teknikun e zërit, ndërsa ky i fundit po përpiqej ta ndihmonte në lidhjen që gazetari kishtë për të bërë.
Këtë ngjarje e ka denoncuar “Bashkimi i Gazetarëve në Turqi” duke u shprehur:
“Ne e dënojmë sjelljen e keqe të gazetarit Muharrem Sarkaya kundër teknikut të zërit, Ahmet Demiri. Presim një falje nga gazetari Sarikaya” .
Edhe pse gazetari ka bërë veprimin e nxituar teksa nuk i kanë mbajtur nervat, më vonë ai është penduar dhe kërkoi falje.Megjithatë tekniku i cili është dhunuar nuk është tërhequr, ai ka deklaruar se do bëjë padi kundër gazetarit.
Duket se ky veprim gazetarit i ka kushtuar shumë, sepse media në të cilën ai punonte i ka dhënë fund bashkëpunimit mes tyre.