Çmimi i gazit natyror në Europë arrin nivelin më të lartë që nga janari

BOTA


Çmimi i gazit natyror në Europë ka arritur nivelin më të lartë në tre muaj për shkak të konflikteve në Lindjen e Mesme, duke u rritur në 33,95 euro (36,12 dollarë) për megavatorë në bursën e Amsterdamit.

Ky është çmimi më i lartë që nga fillimi i janarit. Javën e fundit çmimi i gazit natyror është rritur me më shumë se 20%, duke u rikuperuar nga rënia e çmimeve në muajt e parë të vitit.


Një arsye për rritjen është frika e investitorëve nga një luftë e re në Lindjen e Mesme dhe ndikimi i mundshëm në furnizimet me gaz nga rajoni. Tregjet e mallrave presin reagimin e Izraelit pas sulmit iranian të së shtunës.

Më parë, një dimër jashtëzakonisht i butë në Evropë kishte shkaktuar një rënie të çmimit të gazit. Në shkurt çmimi arriti në 22,31 euro, niveli më i ulët që nga vera e kaluar.

Niveli i depozitimit të të gjitha objekteve evropiane të depozitimit të gazit ishte 62%. Sipas shoqatës GIE, megjithatë, gjatë pesë viteve të fundit niveli mesatar ishte vetëm 43%./abcnews.al




Skip to toolbar