Çoi shokun te vrasësit, Mikel Alia mbetet në burg nga Gjykata e Lezhës

AKTUALITET


Gjykata e Lezhës la në burg shtetasin Mikel Alia, i cili dyshohet se ishte njeriu që nxori në pritë shokun e tij të fëmijëris, Eri Zefi, që më pas u ekzekutua. Të martën, Mikel Alia u vetëdorëzua në polici, pas negociatave të familjes së tij dhe policisë. Alia dyshohet se bashkëpunoi me dy persona të tjerë, të shpallur gjithashtu në kërkim, për vrasjen e Eri Zefit.

Ai u ekzekutua në 2 tetor të këtij viti, ndërsa trupi i tij u gjet i hedhur në rrugë në Zall-Zhuxhë të Mirditës. Mikel Alia, pas ngjarjes ishte fshehur në zonën e Fanit në Mirditë. Gjatë marrjes në pyetje, 40-vjeçari është shprehur se nuk e ka  nxjerrë shokun e tij në pritë, por kanë qenë duke udhëtuar bashkë.


Ai deklaroi se janë sulmuar nga disa persona, që tentuan t`i grabisnin, ndërsa sipas Mikel Alia, edhe atë vetë kishin dashur ta vrisnin. “Kam qenë duke udhëtuar me Eri Zefin, por nuk e kam nxjerrë në pritë për ta ekzekutuar. Kanë dalë për të na grabitur dhe kanë dashur të më vrasin dhe mua”, mësohet të jetë shprehur 40-vjeçari. Megjithatë, Prokuroria dyshon se Mikel Alia e nxori në pritë Eri Zefin te personat që e ekzekutuan.




Skip to toolbar