COVID-19, 11 raste të reja në Vlorë, të gjithë të infektuarit punonjës fasonerie

CORONAVIRUS


Nga 61 raste të reja infektimesh me koronavirus, 11 prej tyre janë shënuar në një fasoneri.

Bëhet fjalë për 11 rastet e reja të raportuara ditën e sotme nga ministria e Shëndetësisë, për qarkun e Vlorës.

Të infektuarit e fundit në qytetin bregdetar, janë të gjithë punonjës në të njëjtën fasoneri.

Hetimi epidemiologjik ka zbuluar se të infektuarit, janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Deri më tani numri i viktimave në vend ka shkuar në 53, ndërkohë që janë 931 persona aktivë me Covid-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve Tiranë 359; Durrës 180; Shkodër 156; Vlorë 96; Fier 44; Lezhë 31; Korçë 26; Kukës 16; Elbasan 11; Gjirokastër 7 dhe Berat 5.



Skip to toolbar