Covid-19, Japonia drejt lehtësimit të masave kufizuese

CORONAVIRUS


Tre prefektura të Japonisë i kanë kërkuar qeverisë qendrore të parashikojë heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, në fuqi deri më 7 mars, pas uljes progresive të infeksioneve të koronavirusit.

Guvernatorët e Hyogos, Kyotos dhe Osakas i kanë paraqitur një kërkesë ministrit të Revitalizimit Ekonomik, i ngarkuar me urgjencën shëndetësore, Yasutoshi Nishimura, duke përmendur përmirësimet e gjendjes spitalore, me më pak shtrime në spital të pacientëve me sëmundjen e rëndë.


Një vendim për këtë, raporton shtypi japonez, do të merret në takimin e nesërm mes kryeministrit Yoshihide Suga dhe Nishimuras, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Norihisa Nomura.

Gjendja e dytë e jashtëzakonshme në Japoni u vu për herë të parë në Tokio më 7 janar dhe më vonë u shtri në 11 prefektura në arkipelag.

Përmes këtyre masave, autoritetet publike nxisin qytetarët të dalin ekskluzivisht vetëm për shërbime thelbësore, ndërsa bareve dhe restoranteve u kërkohet të mbyllen në orën 20:00.

Tokio mbetet prefektura më e prekur ne Japoni.




Skip to toolbar