COVID-19, rritje galopante e të infektuarve në Brazil, në 24 orët e fundit 11.385 të prekur

AKTUALITET


Pandemia e koronavirusit akoma pa e braktisur plotësisht Lindjen e Mesme dhe Europën ka marrë përmasa galopante në veri dhe jug të Amerikës.

Në botë numri i të vdekurve nga pandemia e ka kaluar 290 000, sipas raportimit të Johns Hopkins University. Numri ekzakt i viktimave është 290.838, ndërsa numri në total i të infektuarve është 4.247.709.


Një rekord i ri të infektuarish është regjistruar në Brazil, ku në 24 orët e fundit janë prekur nga COVID-19 11.385 njerëz, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 188.974. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në vend që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të ministrisë së shëndetit brazilian.

Të vdekur në 24 orët e fundit janë 749, për një total të përgjithshëm prej 13.149. Vdekshëmria është rritur me 7% në këtë periudhë të pandemisë.




Skip to toolbar