Analisti Arjan Vasjari deklaroi se vendi do të ballafaqohet me borxhin publik në termat afatshkutra dhe ato afatmesme.
Përballë kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, Vasjari tha se ky është një problem që do të ndihet në vendin tonë për 3-4 vitet e ardhshme.
“Gjithçka legjitimohet të bëhet politike, por duhet të ketë korrektesë politike. Dua të them diçka, do të kishte sens, që të sposonim debatin tek kritikat ndaj qeverisë. Nëse do kishim përballë një anëtar të qeverisë. Unë jam dakord me një pjesë të mirë të atyre që thotë zonja Kryemadhi. Ky vend është shumë pjellor për të gjetur defekte. Jam dakord që borxhi publik është një nga problemet që vendi do të ballafaqohet në terma afatshkurta dhe afatmesme. Ky është një problem që do të impaktojë ekonominë shqiptare në 3-4 vite. Mund të flasim gjithë ditën me fenomenin e emigracioni.”, tha Vasjari.
PJESË NGA BISEDA NË STUDIO
Kryemadhi: Pse ikin njerëzit nga Shqipëria?!
Vasjari: Ikin për shkak të qeverisë. Është më e thellë se kaq. Mund të jem dakord me ju se çështja e koncesioneve është e rëndë, por ju zonja Kryemadhi keni ndonjë model se si ta zgjidhni?!
Kryemadhi: Është shumë e thjesht.
Vasjari: Se zgjidhni dot
Kryemadhi: Kjo është me vullnet politik. Ju e keni firmosur, por kontrata deri në 2019-ën Rama i ka koncesionet pa parlament. Ato nga ana ligjore kanë ngërçe. Unë se urdhëroj dot prokurorisë, pasi mund të hetojë shumë mirë çështjen e Unazës, apo të tjera. Prokuroria aty i ka dosjet. Deri në 2015-ën, qeverisja ka qenë perfekte. Kur oreksi i Ramës kaloi përtej bashkive dhe krijoi hapësira të tjera, si kanabizimi i Shqipërisë, ne ishim në rregull.