COVID/ Ministria e Shëndetësisë: 18 qytetarë të infektuar dhe 2 humbje jete  

CORONAVIRUS


Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 166 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki:

9 në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Mallakastër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Pukë, Delvinë.

Janë 865 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetarë nga Korça 84 vjeç dhe një qytetarë nga Tirana 87 vjeç.

Janë shëruar 90 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,001 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 90
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 166

Testime totale 1,974,870
Raste pozitive 330,455
Raste të shëruara 326,001
Raste Aktive 865
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 389
Shkodër 109
Elbasan 85
Fier 72
Vlorë 50
Korçë 34

Durrës 32
Berat 31
Gjirokastër 22
Dibër 21
Lezhë 17
Kukës 3



Skip to toolbar