Për analistin Frrok Çupi është koha që SPAK t’i vendosë një emër vrasjeve të Haklajve në Tropojë. Në studion e Tirana Live, Çupi tha se krimi është i njohur para të gjithëve, dhe drejtësia fundoset nëse edhe këtë herë nuk do t’i vendosë një emër.
“Nëse bëhet fjalë për parashkrimin është cështje që i takon drejtësisë. 20 vitet që i kanë kaluar asaj date, nuk kanë cënuar asgjë. Krimi është i njohur, drejtësia varet se cfarë emri i ve. Nëse nuk i ve emër, drejtësia fundoset. Krimi ekziston, është i dëshmuar në sy të njerëzve.
Kalvari i vrasjeve në Tropojë, nisi ditën që mbante miting Berisha në Tropojë, njeri prej djemve të Haklajve, i ndjerë i ofenduar qëlloi me armë, dhe pas kësaj Berisha publikisht e kemi dëgjuar të gjithë, thotë ‘ma merrni dhe ma sillni me vete, e dua të gjallë ose të vdekur’.
https://ads.gogel.al/www/images/172a42cd5e3624d3c021382238ebcc76/index.html?clickTag=https%3A%2F%2Fads.gogel.al%2Fwww%2Fdelivery%2Fcl.php%3Fbannerid%3D2465%26zoneid%3D94%26sig%3D3891c017245911fe6552a933b808e24bab3bb7d58f8fc583be653ac49fb8507a%26dest%3Dhttps%253A%252F%252Fwww.youtube.com%252Fwatch%253Fv%253DquODCcSP3oY
Ai mori peng, tentoi ta merrte me vete, dhe që atë ditë nisi konflikti në Tropojë. Realisht nisi më 5 janar 1998 kur Shkëlqimi u vra nga njerëzit e Berishës. Ishin disa prej emrave që ka Aishja në listë. Ishin në ushtrinë e Berishës e më pas u graduan me funksione shtetërore e privilegje të tjera. E tëra ka një sekret shumë të madh, drejtësia e ka të lehtë këtë cështje, sepse të gjithë anëtarët e bandave të Berishës ndodhen në Shqipëri” -u shpreh Çupi.
Ndër të tjera, Çupi tha se Berisha ka mbi vete krime të mëdha, madje shkoi më tej kur theksoi se krimet e ish kryeministrit janë më të mëdha se të Al Kaedas.
Sa i përket dëshmisë së Aishe Haklajt në SPAK, analisti tha se ajo nuk ka besim fare te SPAK, por e sheh atë si lutjen e fundit para Zotit.
“Dëgova deklaratën e znj. Haklaj, është një vajzë sic i ka Tropoja e Kosova, me guxim me qartësi, që kur i bie halli mbi kurriz mban familjen. Grahmat e fundit i lëshon kur thotë kam besim te SPAK, është lutja e fundit para Zotit. Une mendoj se ajo nuk ka besim fare te SPAK.
Znj.Haklaj, ashtu si edhe shqiptarët, do donin ta shikonte Berishën disa ditë pas hekurave, të thoshte me dinjitet pas hekurave ‘po i kam vrarë’. A do të jetë kjo ditë? Haklajt meritojnë një gjë, të mos u shkatërrohen më varren. Është momenti i dinjitetit, jo thjesht i ferrit. Nëse SPAK nuk e jep këtë dinjitet humb shume kredibilitet te drejtësia.” -përfundoi Çupi.