Kryetari i Bashkisë Durrësit, Vangjush Dako ka folur për përgjimet e publikuara nga “Bild”, duke i cilësuara to si manipuluese dhe që nuk ka asgjë të vërtetë. Unë nuk kam qenë fare duke folur me Astrit Avdylajn por me dikë tjetër ka thënë Dako në “Opinion”.
“Në përgjimin numër pesë unë nuk jam duke folur me Astrit Avdylin tani. Gjejeni ju me kë jam duke folur. Këtë ta sfidoj këtu. Nëse është e vërtetë që po flas me Astrit Avdylajn… Një mëndje e hollë e ka manipuluar për të krijuar një lidhje me 5 telefonatat e tjera. Në përgjimin pesë unë nuk jam duke folur me Avdylajn. Në prokurori kam dhënë dëshminë time dhe më kanë pyetur dhëmbë e dhëmballë për çdo gjë. Kanë sekuestruar të gjitha dosjet e Bashkisë në raport me këta. Unë këto i kam dëgjuar nga ju nga mediat nëpërmjet gazetës gjermane. Unë të them nuk jam duke folur me të, të bëj sfidë të hapur. Mund të jetë gabuar prokuroria.”- tha Dako