Dalin detajet e para të hetimeve për vdekjen e Bryant: Piloti fluturonte ulët

AKTUALITET


Hetimet për aksidentin me helikopter që I morën jetën Kobe Bryant, vajzës së tij dhe shtatë personave të tjerë që ndodheshin në bord vazhdojnë, ndërsa me kalimin e orëve zbulohen të tjera detaje, që hedhin dritë mbi këtë tragjedi. Autoritetet kanë bërë të ditur se kanë marrë në dorëzim audion e bisedës së pilotit dhe qëndrës së kontrollit përpara aksidentit.

Hetuesit do të analizojnë çdo detaj, por paraprakisht, ideja e përgjithshme e krijuar nga mediat amerikane është se tragjedia mund të evitohej. Piloti kishte kërkuar një autorizim për të fluturuar në mjegull, teksa ishte në një lartësi prej 427 metrash. Më pas, ai kishte kërkuar një bashkëpunëtor në qendrën e kontrollit që të ndiqte fluturimin, por nga kontrollorët ishte paralajmëruar se po fluturonte shumë ulët. Vetëm katër minuta më pas, piloti kishte njoftuar se po ngjitej për të evituar mjegullën.

Kur i ishte pyetur se çfarë kishte ndërmend të bënte, nuk kishte kthyer përgjigje. Ndërkohë, të dhënat e radarit tregojnë se helikopteri ishte ngjitur deri në 700 metra dhe më pas ka nisur të bie duke anuar nga e majta. Këto janë informacionet e vetme zyrtare, ndërsa hetimi i plotë mund të kërkojë edhe një vit kohë. Deri atëheherë, tifozët vazhdojnë inisiativat në nder të Kobe Bryant. Më shumë se 500 mijë persona kanë firmosur peticionin që kërkon ndryshimin e logos së NBA, duke vendosu



Skip to toolbar