Qëllohet me sëpatë në kokë në mes të Korçës, vdes 50-vjeçari

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Korçës. Një konflikt i çastit është shënuar në afërsi të pazarit të qytetit juglindor, duke i marrë jetën një personi. Sic raprotohet, viktima është ëlluar në kokë me sëpatë. Ai është identifikuar si Dashnor Osmani dhe duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pas një sherri, pranë Pazarit të Korçës. Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, duke arrestuar autorin e krimit, pak metra nga vendi i ngjarjes.


Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar