Një debat i fortë është zhvilluar mes kreut të ‘Bindjes Demokratike’, Astrit Patozi dhe analistit Agron Gjekmarkaj sa i takon marrëveshjes së opozitës me maxhorancën si dhe ulja në një tryezë për reformën zgjedhore. I pranishëm në emisionin ‘Real Story’, Patozi shprehu rezerva për marrëveshjen, që sipas tij nuk do të sjellë asgjë, ka ndërhyrë Gjekmarkaj, duke i thënë kreut të Bindjes Demokratike se me futjen në zgjedhjet e 30 qershorit ai i shërbeu Ramës.
DEBATI
Gjekmarkaj: Ky është problemi i demokracisë shqiptare, që liderët
maten me bilance.
Patozi: Ky është problemi i politikës. Ashtu ka lindur ajo, që të
matet me bilance.
Gjekmarkaj: Parimi
është që ‘vota të rregullohet. Ky problem duhet të ekspozohet para shoqërisë
shqiptare, ajo s’merr pjesë të zgjidh problemin.
Patozi: Ça zgjidhi ky që la ca dëshmorë aty dhe la 2000 mijë
këshilltarë dhe 65 deputetë që lanë mandatet?! Sk’a qenë nevoja për të djegur
mandatet.
Gjekmarkaj: Është e nevojshme. Nëse s’bëhet kjo, s’ka vlerë të
tjerat.
Patozi: Ti prapë je në rolin e atij që shikon në stadium. Ai
demokrati që ka humbur përfaqësinë në këto 4 vite…unë parimin e njoh më mirë
sesa ti.
Gjekmarkaj: Nuk e di sesa e njeh ti. S’po bëjmë konkurrencë bashkë.
Patozi: Unë e ndjej këtë gjë.
Gjekmarkaj: Ti po bën opozitën e opozitës zotëri. Ti ke qenë
kryeredaktor i RD dhe je marr me ata që i bëjnë opozitë PD. E vetmja rrugë,
është që ti bashkohesh PD, nëse je i djathtë për të luftuar Edi Ramën. Pjesa
tjetër pastaj është patologji pastaj.
Patozi: Unë
jam pjesë e një forcë politike të pavarur dhe ka orientimin e vet. Ti s’më
detyron dot as ti dhe as ai që ke ti parasysh.
Gjekmarkaj: Unë jam spektator. Ti je një parti që ke hyrë në
zgjedhje
Patozi: Do hyjë prapë. Kam bërë shumë mirë. Do hyj prapë.
Gjekmarkaj: Ke qenë në zgjedhje dhe ke dalë e treta. E pate peshën reale. Ky është paradoksi më i madh.
Patozi: S’më komplekson dot. Kam marrë vota në terrorin e bandave. Bandës që ishte në parlament dhe asaj që ishte jashtë. Do hyja dhe do hy prapë në zgjedhje sepse….
Gjekmarkaj: As 20 veta nuk përfaqëson.
Patozi: S’kemi ardhur të diskutojmë për partinë time. Ti kërkojë përfaqësi me një parti që kishte vetëm një muaj që kishte hyrë?! Këta ikën fare mo i lanë mandatet.
Gjekmarkaj: Ti hyre kaq i gëzuar në zgjedhje, për t’i legjitimuar, për t’i shërbyer Ramës.
Patozi: A e legjitimova unë?
Gjekmarkaj: Pjesërisht po.
Patozi: Pse? Unë ka një problem me njerëzit që nuk mendojnë vet, por ia lënë të drejtën e të menduarit ia dedikojnë dikujt tjetër. S’bëj me këta njerëz debat. Atyre i drejtohem. Njerëzit që duartrokasin njësoj dhe luftën dhe në paqe, dhe djegien e mandateve dhe uljen me Damian Gjiknurin, dhe thonë; kjo ishte fitore…
Gjekmarkaj: Është e drejta jote.
Patozi: Ti i thua; ‘ik tutje logjikë’ dhe thua; ‘unë kam një njeri që mendon për mua’. Unë se kam këtë gjë.
Gjekmarkaj: Unë bëra bilancin e zgjedhjeve.
Patozi: Po meqë ti thua që unë i shërbeve Edi Ramës kur hyra në zgjedhje. Po ky që do hyjë në zgjedhje, kujt do i shpërbej.
Gjekmarkaj: Ai do hyjë në zgjedhje se është opozita. Në momentin kur u ndanë, ti shkove me të majtën zotëri.
Patozi: Unë shkova me të majtën? Unë isha i vetmi që u përballa. Nëse PD dhe LSI të gjithë bashkë me duartrokitësit, si ky (i drejtohet Gjekmarkajt) që janë të paktë në numër, Zoti i ndihmoftë. Ne u futëm në zgjedhje dhe për shkak se Lul Basha thoshe; nuk hymë në zgjedhje me Ramën, s’duhet të hynim. Po tani kam ardhur unë tek Basha apo ai te unë?! Nuk ka asnjë mënyrë tjetër në mënyrë demokratike përveç zgjedhjeve. E kemi thënë në atë kohë dhe i qëndrojmë se do hyjmë në zgjedhje me Musolinin, e jo me Ramën që është prej letre.