Marrëveshja, Luan Rama në Real Story: Humbëm një vit për të fituar një epokë

POLITIKË


Nënkryetari i LSI, Luan Rama, i ftuar në Real Story të Sokol Ballës nuk e shikon marrëveshjen as si fitore dhe as si humbje të opozitës, por ai mendon se opozita arriti t’i imponohet Kuvendit, që t’i dëgjohet zëri i saj, gjë që nuk e ka bërë mazhoranca para se ata të digjnin mandatet.

“E para duhet t’i shohim ngjarjet në kontekstin e gjithë zhvillimeve politike në vend. Unë personalisht për çdo diskutim në forumin e partisë për djegien e mandateve kam qenë kundër. Tjetër gjë se si nënkryetar partie, unë kam respektuar vendimin. Sot e konsideroj të drejtë djegien e mandateve, pasi ai aksion nxori zbuluar dhe në syrin e ndërkombëtarëve këtë pseudorealitet demokratik që është ngritur mbi një bazë kriminale. Unë nuk dua ta shoh marrëveshjen, as si fitore as si humbje. Në politikë ecet me mjete politike. Opozita ia ka dalë të imponohet.


Djegia e mandateve ishte një akt denoncimi të realitetit me veprim konkret të opozitës. Askush nuk beson në opozitë që për të marrë pushtetin do rrëmbejmë tanket dhe molotovët. Mjetet politike që ne po praktikojmë na japin të drejtë që të themi se vendimi nuk merret nga parlamenti i trukuar, por te tryeza politike, sepse në atë kohë ne nuk na dëgjonin në Kuvend, ndërsa tani po dëgjohemi. Ne humbën një vit për të fituar një epokë.

E vetmja detyrë që ka opozita në 9 kushtet e Bundestagut, është pjesëmarrja në diskutimin e reformës zgjedhore. Sa i përket zgjedhjeve vendore, në nëntë kushtet thuhet se me krijimin e Gjykatës Kushtetuese, do të shpallet nëse zgjedhjet kanë qenë legjitime ose jo. Tryeza krijon një premisë që vullneti politik i palëve është të gjejnë një zgjidhje me konsensus për të shkuar më në fund te zgjedhjet e pakomprementuara”, deklaroi Luan Rama në Real Story.




Skip to toolbar