Debati në “Real Story”/ Lami: “Të rinjtë”, si PD. Shabani: Garuam me listë të hapur

Më të fundit


Analisti Roland Lami thotë se në thelb, partitë e reja në thelb janë të njëjta me PD.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Lami u shpreh se partitë opozitare, duke mos bërë koalicion, gërryen njëra-tjetrën.

Ndërsa bashkëthemeluesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Endrit Shabani deklaroi se kjo nuk është e vërtetë, pasi ara garuan me listë të hapur, ndryshe nga PS-PD.
Roland Lami: Lapaj, Endri, Qori, megalomani e madhe, sa mandate do marrin. Ai kolegu yt ishte me 70 mesazhe. Nuk po ta prish mesazhin. Megallomani është, fakti që nuk bëre një koalicion, ja si përfunduatm duke gërryer njëri-tjetrin. Simptoma është e njëjtë. Besnikët godasin të parët. Nuk po i hyjmë kësaj. Te cilësitë e kandidatëve, PD gaboi, edhe partitë e vogla mbaroi. Strategjia, cilësia e kandidatëve dhe e treta, lidhet me aspektin sesi iu qasën elektoratit në terren.

Endrit Shabani: Berisha ka konkurruar me bunkerë. Ne jemi me garë listë të hapur. Zotëri, të gjithë kanë dhënë dorëheqjen. Të gjithë ata që ishin te lista e mbyllur, nuk janë kandidatë. Mund ta verifikoni, është në KQZ. Berisha dhe Rama kanë konkurruar me listë të mbyllur, ne me listë të hapur. Unë kam thënë, ne kemi mundësi ta zbresim Ramën me tre përqind, nga 73, ta çojmë ne 70 mandate. Unë kam menduar që këto 70 mijë vota do prodhojnë 4 mandate. Më vjen keq që kam qenë optimist, por do jem prapë. Kjo nuk është megalomani. I vetmi njeri që ka bërë koalicion, unë kam bërë koalicion. Unë nuk i kam hyrë politikës për t’u bërë dikushi.



Skip to toolbar