“Deklaratat e Mickoskit, provokues”/ Përsëri përplasje mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut

AKTUALITET


Ministria e Punëve të Jashtme greke i është përgjigjur deklaratave te cilesuara si provokuese sipas tyre te kryeministrit te Maqedonise se Veriut Hristijan Mickoski.

Në njoftimin publik te kesaj ministrie, thuhet se “kryeministri i Maqedonisë së Veriut, në deklaratat e tij ne Neë Jersey, SHBA, zgjodhi të flasë për çështjen e “pazgjidhur” dhe “ekzistuese” maqedonase”.

“Kjo ngjarje paraqet një sfidë për Greqinë, duke u përpjekur të rikthejë në plan të parë një çështje të zgjidhur, siç dihet, përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme. Greqia kujton se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimi i papenguar i rrugës evropiane të fqinjit të saj kërkon respekt të plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe, natyrisht, përmbajtjen nga deklaratat dhe pretendimet joreale ndaj vendeve fqinje”-shprehet diplomacia greke.

Duke folur për diasporën maqedonase në Neë Jersey, Mickoski deklaroj se : “Lufta në shtëpi është një luftë që ne do ta bëjmë, një luftë për infrastrukturë më të mirë, shëndetësi më të mirë, arsim më cilësor, ekonomi konkurruese dhe ne e bëjmë këtë që kur ne u zgjodhëm si Qeveri, por kjo luftë për një nga kombet më të vogla në Evropë nuk mjafton. Duhet të fitojmë në Uashington, në Bruksel, në Berlin, në Londër, në Paris, në Romë dhe në kryeqytete të tjera botërore, nëse duam që çështja maqedonase të gjejë përfundimisht zgjidhjen e saj, sepse ajo nuk është zgjidhur.”

Perplasjet Greqi –Maqedoni e Veriut jane intensifkuar pas ardhjes ne pushtet te VMRO-DPMNE-se dhe presidentes se re Gordana Siljanovska Davkova, ndersa Shkupi mbetet ende me nje ceshtje te pazgjidhur perfundimisht edhe me Bullgarine.



Skip to toolbar