Dëmet e tërmetit, Austria dhuron 600 mijë euro

AKTUALITET


Austria do të ndihmojë qeverinë shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit duke vënë në dispozicion 600 000 euro për rindërtimin e banesave të shkatërruara apo dëmtuara.

Marrëveshja për dhurimin e kësaj shume u nënshkrua në Ministrinë e Mbrojtjes nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe drejtoresha e zyrës lokale të Agjencisë Austriake Për Zhvillim Simone Ungersböck. Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe shefi i misionit në Ambasadën Austriake në Tiranë, Christian Steiner.


Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet e prekura nga tërmeti, duke rindërtuar ose riparuar shtëpitë e dëmtuara.




Skip to toolbar